Kompanitë e sigurimeve i rikthehen borxheve, Koçi i paralajmëron nga Kuvendi
Pëlqej
Edhe pse janë përballë një kërkese të fortë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj qytetarëve, kompanitë e sigurimeve janë duke iu kthyer zanatit të vjetër, atij të mos pagesave dhe akumulimit të borxheve.

Të dhënat janë publikuar sot nga kreu i AMF-së Ervin Koçi gjatë raportimit vjetor për institucionin që ai drejton.

"Detyrimi për vitet 2002-2013 ka qenë pak më shumë se 3 miliard lekë, ku shoqëritë kanë shlyer deri në fund të vitit 2017 rreth 1.8 miliard lekë", tha Koçi.

Për, problem sipas Koçit është pikërisht fakti se kompanitë në fjalë kanë filluar që të akumulojnë borxhe të tjera, ndërkohë që me nxitjen e AMF-së kishin shlyer shuma të konsiderueshme gjatë vitit të fundit.

"Me situatën e konstatuar për vitin 2017, po përsëritet i njëjti fenomen si në periudhën 2002-2013 me ngjarje të akumuluara të papaguara, apo në proces gjyqësor në vlerën e 417 milion lekë", tha Koçi.

Shtuar më 09/05/2018, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori