Kompania e njohur e veshjeve Hennes & Mauritz (H&M) pritet të mbyllë disa nga dyqanet e saj në të gjithë
botën pas uljes së
xhiros gjatë këtij viti.
Masat janë njoftuar nga ekipi drejtues i kompanisë, ndërsa theksohet se kanë konstatuar një ulje të
xhiros me 4 për qind gjatë këtij vit, gjë e cila po i detyron që të marrin masa parandaluese, shkruan Business Insider, përcjell Albeu.com.
Kompania ka dyqane thuajse në të gjithë
botën, përfshi edhe në Shqipëri.
Numri i tyre shkon në rreth 4 550, por nuk është bërë e ditur ende se cilat dyqane do të mbyllen. /albeu.com/
Burimi:
http://nordic.businessinsider.com/hm-is-having-a-retail-apocalypse-in-italy-2017-5/
Shtuar më 16/12/2017,
ora 14:17