Komisioni i Ekonomisë, shqyrtohet drafti për shtyrjen e afatit të bonove
Komisioni i Ekonomisë do të shqyrtojë sot draftin e miratuar nga qeveria një javë më parë për shtyrjen e afatitbonove.
Sipas draftit afati i bonove nuk do të jetë më dhjetori i këtij viti, po i vitit të ardhshëm.


"Zoti ministër i Punëve Publike dhe i Financave, në mbledhjen e ardhshme do të përgatisim vendimin, apo dhe ndërhyrjet po të jetë nevoja në ligj të dyfishimit fiks të përdorimit të letrave me vlerë. Aty ku janë 20, aty do të jenë 40. Duhet që vendimi të vijë në qeveri për të shtyrë afatin e përdorimit të tyre edhe për gjysmën e parë të mandatit të ri", është shprehur kryeministri Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori