Fuqia e frutave dhe perimeve me ngjyrë të kuqe

Nëse po bëni pazar tek një dyqan fruta perimesh, mbusheni sa më shportën tuaj me fruta dhe perime të kuqe. Mollët, shegët, qershitë, mjedrat, boronicat, luleshtrydhet, shalqiri, domatet, panxhari i kuq, radikio, qepët e kuqe janë të gjitha perfekte për ju!

Ajo që u jep ngjyrën e kuqe këtyre fruatave dhe perimeve është prania e një antioksidanti me ngjyrë të kuqe të quajtur likopen. Likopeni është një nga antioksidantët më të njohur për shkak se studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se është në gjendje të luftojë të gjitha llojet e kancerit. Eskpertët thonë se ky antioksidant që u jep ngjyrën e kuqe pe frutave dhe perimeve është shumë efektiv në parandalimin e kancerit të lëkurës, mushkërive, zorrës së trashë dhe gjirit.

Sipas studimeve, gjithashtu thuhet se likopeni parandalon kancerin e prostatës, prandaj shumë meshkuj kujdesen ta integrojnë atë në dietën e tyre. Pra, nëse jeni një mashkull afrikano-amerikan mbi 50 vjeç dhe keni një histori familjare të kancerit, mbroni gjëndrën e prostatës me likopen.

Por nuk është vetëm ulja e rrezikut nga kanceri arsyeja pse duhet të përfshini frutat dhe perimet e kuqe në dietën tuaj rregullisht. Mjekët thonë që më poshtë do të lexoni për përfitime të tjera të frutave dhe perimeve të pasura me likopen:

Ulin riskun e sëmundjeve të zemrës

Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe ulin presionin e lartë të gjakut dhe nivelet e kolesterolit të keq në gjak.

Forcojnë imunitetin

Frutat dhe perimet e kuqe janë të pasura me vitaminë C e cila ndihmon sistemin imunitar të funksionojë në mënyrë efikase. Dobësimi i sistemit imunitar na predispozin ndaj infeksioneve të traktit të sipërm respirator si gripi dhe ftohja. Gjithashtu vitamina C na ndihmon të dukemi të rinj pasi merr pjesë në prodhimin e kolagjenit.

Reduktojnë inflamacionin në kyçe

Keni vazhdimisht dhimbje dhe ngurtësim kyçesh? Atëherë është një ide e mirë të përfshini më shumë ushqime me ngjyrë të kuqe në dietën tuaj të përditshme. Kjo sepse ato posedojnë veti të jashtëzakonshme anti-inflamatore.

Komponimet e fuqishme anti-inflamatore ndihmojnë në mbrojtjen e kyçeve nga dëmtimet që shkakton stresi oksidativ dhe inflamacioni kronik. Gjithashtu, ushqimet me ngjyrë të kuqe ndihmojnë në menaxhimin e problemeve shëndetësore që lidhen me astmën, diabetin, kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Për një tretje të mirë

Falë fibrave dietike dhe përmbajtjes së ujit, frutat dhe perimet e kuqe përmirësojnë shëndetin e tretjes. Frutat dhe perimet e kuqe gjithashtu nxisin lëvizjen e rregullt të zorrëve që do të ndihmojë në lëvizjen e rregullt të zorrëve që do të thotë parandalim i kapsllëkut. Parndalojnë hemorroidet dhe ulin rrezikun e kancerit kolorektal. /living/


Shtuar 8.02.2020 22:07