E FUNDIT/ Xhaxhai vret nipin në Shkodër
Kjo monedhë po "shkrin", merrni masa sa nuk është vonë
Pëlqej
Çmimet e monedhës virtuale Bitcoin kanë rënë me 500 dollarë vetëm në dy ditët e fundit, si reagim ndaj rregullatorëve kinezë. Në 24 orët e fundit çmimet kanë rënë më 1.61%, ku të dhjetë monedhat kryesore virtuale u zhvlerësuan, duke e çuar çmimin e Bitcoin shumë pranë nivelit të 4000 dollarëve, me një treg që përllogaritet mbi 68 miliardë dollarë, sipas coinmarketcap.com.

Bitcoin u zhvlerësua nga 4,649 dollarë në 8 shtator në 4,108 në 11 shtator dhe megjithëse pati një rikuperim të vogël nga dje, duke u këmbyer me 4,378 dollarë, akoma mbetet larg nivelit më të lartë të 4984 dollarëve, në 1 shtator.

Test për elasticitetin e çmimeve

Rimëkëmbja e ditës së sotme vjen pas sqarimit që kanë bërë tre kompanitë kineze të këmbimit, OKCoin, Huobi dhe BTÇ, të cilat u shprehen se autoritetet kineze nuk po i largojnë nga vendi. Në 9 shtator, agjencia shtetërore e lajmeve lajmëroi se qeveria kishte mbyllur kompanitë e këmbimit. Çmimet e këmbimit ranë në vetëm brenda pak orë në 4,075 dollarë.

Megjithatë çmimet u rimëkëmbën brenda së njëjtës ditë në 4,310 dollarë.

Masat e Kinës ndikuan në çmim

Çmimi i Bitcoin u prek nga ndalimi i qeverisë kineze, u njoftua të hënën, mbi ofertat fillestare të monedhave (ICOs). Çmimi i Bitcoin ra me $ 500 si reagim ndaj masave, por u rimëkëmb në 4.550 $ brenda 24 orëve.

Monedhat kryesore patën një zhvlerësim më shumë se 10%.

Në shkurt, Kina bllokoi klientët që të tërhiqnin kriptomonedhat e tyre. Më pas u lejuan sërish që të bënin tërheqje në qershor.

Lajmi për bllokimin e kompanive të këmbimit ka peshuar edhe në monedhat e tjera gjithashtu etherumi është zhvlerësuar me 8.7%.

Monedha virtuale Bitcoin vetëm gjatë 2017-s pati një rritje me 355%.

Paqendrueshmëria

Një prej arsyeve që ekspertët nuk e rekomandojnë investimin në të është paqendrueshmëria që shfaq kjo monedhë.

Rreziqet nga investimi në Bitcoin

E pagjurmueshme

E lehtë për t’u humbur

E vështirë për t’u tregtuar

Ende shumë e re

Nuk mund ta blesh

Shumë e paqëndrueshme. /monitor/
Shtuar më 12/09/2017, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori