"Kingu" kërkon 500 milion euro borxh që do t'ja ngarkojë shqiptarëve: Jam shumë i emocionuar
Pëlqej
Ditën e sotme Shqipëria del për “gjueti” në tregjet ndërkombëtare për Eurobondin prej 500 milionë eurosh.

Qeveria ka si qëllim që të marrë borxh 500 milionë euro, përmes emetimit të Eurobondit, me afat maturimi 5-7 vjet. Ministria e Financave bën të ditur se ky afat maturimi do të ishte një arritje që reflekton drejtpërsëdrejti rritje të besimit të investitorëve të huaj në ekonominë dhe financat e vendit.

Po kështu, sipas Ministrisë se Financave në diferencë nga viti 2015, Eurobondi i ri pritet të rezultojë me interesa më të ulëta. Huaja e marrë përmes Eurobondit do të përdoret për të plotësuar nevojat e buxhetit për financim, por edhe për të shlyer para kohe 200 milionë euro borxhe të marra përmes Eurobondit të emetuar në 2015, që në kushtet e marrjes me interesa më të ulëta, do të rezultojë në uljen e kostove të borxhit në buxhetin e shtetit dhe qytetarëve.

Në një lidhje telefonike me News24 vetë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha nga Parisi se po kalohen ditë ankthi dhe emocionesh në pritje të huasë.

"Është e rëndësishme të themi që kemi bërë një punë të gjatë me muaj. Sot është mundësia e një transaksioni të mundshëm nga Parisi. Ka një orë që është hapur tregu me orën e Londrës. Është një ditë e ngarkuar me ankth dhe emocion.
Sa më afatgjatë të jetë bond, dolëm me 7-vjeçar për të testuar ekonominë . Test i rëndësishëm për besimin e investitorëve. E rëndësishme është te besimi që kam te e ardhmja e ekonomisë. Besoj se do t’ia dalim.”, tha Ahmetaj.
Shtuar më 02/10/2018, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori