Kërkimi dhe zhvillimi farmaceutik po rritet me ritme të paparashikuara në Azi. Sipas Reuters, treguesi kryesor është rritja e vlerës së kompanive
farmaceutike lokale, si dhe implementimi i sektorit të kërkimit të kompanive ndërkombëtare në kontinentin aziatik. Prodhuesit aziatikë të barnave, të cilët për shumë kohë janë mbështetur në prodhime të dobëta, kohët e fundit po krijojnë departamente kërkimi të tyre, si dhe po patentojnë ilaçe kundër markave të njohura.
Në anën tjetër, seria e eksperimenteve
klinike për të vërtetuar efikasitetin e ilaçeve, po spostohet gjithmonë e më në qendër të Azisë, pasi kompanitë e mëdha e shohin tregun aziatik si një potencial të paimagjinueshëm në të ardhmen. Sipas Reuters, mjafton të përmendim faktin se në vitin 2002, 53% e
testeve kryheshin në Amerikën Veriore, ndërkohë që sot vetëm 30%. Shtetet e Azisë e kanë rritur pjesën e vetë të
testeve klinike nga 6% në 11%, ndërkohë që kontinenti Europian ka arritur 17% nga 14% i tre viteve më pare.
Sipas ekspertëve kjo lëvizje nga perëndimi në lindje e tregut farmaceutik, është thjesht biznes. Ekonomitë aziatike po rriten, kanë të ardhura më të mjaftueshme dhe po shpenzojnë më shumë në shëndetësi dhe shtimi i
testeve klinike do të hapë rrugën drejt zhvillimit të industrisë
farmaceutike lokale si dhe do përshpejtojë aplikimin e mjekimeve novative në popullsinë vendase. Sipas analistëve nuk është e qartë nëse kjo lëvizje do të perceptohet si një mundësi për bashkëpunim apo si një rritje e konkurencës, por sigurisht qe do të sjellë një lëvizje të fuqisë
farmaceutike drejt Kinës dhe Indisë.
Shtuar më 03/11/2010,
ora 20:12