Kinë, Kongresi do të përqendrohet tek inflacioni
Kina duhet të sigurojë qëndrueshmëri sociale nëpërmjet reduktimit të inflacionit dhe korrupsionit, deklaroi Kryeministri Wen Jiabao, në Kongresin e përvitshëm të partisë komuniste.

Wen iu adresua 3 mijë delegatëve, në fjalën e tij hapëse, në Pallatin e Madh të Kombit në Pekin. Ai përcaktoi si objektiva të qeverisë mbajtjen e inflacionit nën normën 4% dhe rritjen ekonomike mbi normën 8%.

Sipas Kryeministrit, partia do të punojë më shumë për një ndarje më të drejtë të pasurisë së kombit, ndërsa pranoi se shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave krijon varfëri dhe paqëndrueshmëri sociale.

Ai paralajmëroi në Kongres edhe për lëvizje të ngjashme me reformat pro-demokratike të Lindjes së Mesme, të cilat i përdori si shembull për të ilustruar se çfarë ndodh kur regjimi nuk përfill pritshmëritë e popullit të tij.

Më vonë gjatë ditës, do të prezantohet përpara 3 mijë delegatëve plani i ri 5-vjeçar ekonomik.
Shtuar më 05/03/2011, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori