Këshilli Mbikëqyrës të premten në Prokurori
Pëlqej
Task-forca e Prokurorisë së Tiranës pritet të marrë në pyetje anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i BSH-së.

Këtë të premte hetuesit do të pyesin vetëm katër anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës, ndërsa tre anëtarët e mbetur do të pyetën në datë 8 shtator.

Katër anëtarët do të merren të premten në pyetje në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen janë: Ardian Fullani, Dhori Kule, Ela Golemi, dhe Elizabeta Gjoni. Tre anëtarët e tjerë që do të pyeten të hënën e 8 shtatorit janë: Ermelinda Meksi, Petraq Milo dhe Ardian Civici.

Shtuar më 02/09/2014, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori