Këshilli mbikëqyrës i BSH-së publikon axhendën e 2011
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë publikoi kalendarin e temave dhe çështjeve që do të analizohen përgjatë vitit 2011">2011. Temat kryesore që do te analizohen brenda vitit janë: Analiza mujore e zhvillimeve financiare të sistemit bankar, Politika Monetare e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e dytë të vitit 2010; Stabiliteti i sistemit financiar në Shqipëri për 6-mujorin e dytë të vitit 2010; Struktura dhe gjendja e monedhës në qarkullim në fund të tremujorit të parë dhe parashikimi për fundvitin 2012; Rishikimi i Programit Monetar për vitin 2011">2011, etj.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se temat e rëndësishme në mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës pritet të jenë analizat mbi Raportin Vjetor të Mbikëqyrjes Bankare; Raportin 6-mujor të zhvillimeve ekonomike e monetare; Rishikimi i Programit Monetar të Bankës së Shqipërisë për vitin 2011">2011; Raporti i ekzaminimeve të kryera nga Departamenti i Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë në bankat e nivelit të dytë, etj.

BSH njofton se mbledhja e parë e Departamentit të Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë për këtë vit do të zhvillohet në fund të Janarit, ku tema kryesore do të jetë “Zhvillimi ekonomik në vend dhe sfida post krizës financiare ndërkombëtare”.
Shtuar më 08/01/2011, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori