Këshilli i “milionerëve” të Bankës së Shqipërisë (FOTO-LAJM)

Dhori Kule. Në deklaratën e tij të pasurisë për vitin 2012, zoti Kule liston 9 paga nga 9 institucione të ndryshme dhe që të gjitha publike, si anëtar bordesh apo këshillash, një statistikë, që profesorit të ekonomisë do ja kishin zili edhe emrat më autoritarë të kësaj fushe në rang botëror.

Sipas deklaratës në vitin 2012, këto paga i kanë siguruar zotit Kule në total rreth 55 mijë dollarë të ardhura.
Pëlqej
Antarët e Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë janë personat më të mirëpaguar në sektorin publik. Guvernatori Ardian Fullani është njeriu më i mirëpaguar nga sektori publik në Shqipëri. Gjatë vitit 2013 paga dhe shpërblimet në Bankën e Shqipërisë i kanë siguruar atij mbi 90 mijë dollarë të ardhura, përkatësisht 7500 dollarë në muaj. E

Top Channel ka publikuar shifrat e të ardhurave që burojnë nga sektori publik për anëtarët e këshillit të BSH, ndërkohë që shumica dërrmuese e antarëve të këshillit kanë dhjetëra mijë dollarë të tjerë të ardhura nga puna në sektorin privat.
Një statistikë që padyshim i vendos ata në top listën e milionerëve të sektorit publik. /albeu.com/



Shtuar më 15/08/2014, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori