Kërkoi rritje të taksave për 2015, qeveria nuk bie dakord me FMN
Pëlqej
Pas largimit të misionit të FMN-së, Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka pranuar se negociatat ishin të vështira, duke përmendur këtu se nuk është rënë dakord nga qeveria shqiptare lidhur me qendrimin e Fondit Monetar për investimet, taksat për vitin e ardhshëm dhe reformën në sektorin energjetik.

Tashmë që rritja e çmimit të energjisë – që vendoset nga Enti Rregullator dhe jo nga Ekzekutivi – është e sigurtë, nuk përjashtohet më mundësia e rritjes së disa taksave, shkruan Shqiptarja.com në numrin e saj të sotëm.

momentet e diskutimit të parë të marrëveshjes me FMN, ky i fundit këmbënguli edhe për disa taksa jourgjente, që duhej të adoptoheshin nga qeveria shqiptare vetëm në rast se nuk arriheshin objektivat e parashikuara nga administrata e saj fiskale. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori