KEK rrit efikasitetin ndaj keqshfrytëzimit të rrymës
KEK-u informon se ka intensifikuar aktivitetet kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Në këtë drejtim KEK-u është i pakompromis dhe subjekt i kontrolleve janë të gjithë konsumatorët pa dallim. Sa i përket raporteve të ditëve të fundit të medieve, KEK sqaron se bëhet fjalë për ndërmarrjen e masave ndaj konsumatorëve.

Lufta ndaj vjedhjeve është çështje kombëtare, prandaj KEK-u fton të gjitha mediet që ta mbështesin në këtë mision, duke u bazuar edhe në faktin se luftimi i dukurive përmes informimit është roli primar i medieve. KEK fton edhe konsumatorët dhe qytetarët e gjithë vendit se nëse kanë ndonjë informatë për keqpërdorim të raportojnë atë menjëherë tek organet kompetente të korporatës.

Lidhur me këtë çështje, tashmë KEK ka të themeluara dy departamente që janë në terren 24 orë gjatë 7 ditëve të javës, përkatësisht Departamenti për Menaxhimin e detyrave të veçanta dhe Departamenti i Auditit të brendshëm. Pra, ata që tentojnë të keqpërdorin energjinë elektrike nuk kanë ndonjë orar të përshtatshëm që ta bëjnë atë sepse ekipet e KEK-ut i vizitojnë konsumatorët në çdo kohë.

Ky është vetëm fillimi i intensifikimit të kësaj lufte dhe korporata nuk do të ndalet deri në eleminimin e keqpërdorimit të fundit.

Paralel me këtë ekip, KEK ka kompletuar edhe Qendrën e re të kalibrimit, që është mjaft moderne dhe evidenton edhe rastet më të sofistikuara të manipulimit të njehsorëve elektrik. Kjo qendër që nga koha e modernizimit ka evidentuar mijëra raste të manipulimit të njehsorëve dhe rastet kanë përfunduar në gjyq.
Shtuar më 19/10/2010, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori