KE, këtë vit 50 mln euro për Shqipërinë
Përfaqësuesit e Komisionit Europian në Shqipëri kanë zhvilluar sot një takim me biznesmenë vendas dhe të huaj, për t’i informuar lidhur me procedurat e tenderimit të fondeve që do të jepen për vendin tonë.

Komisioni Europian do të shpërndajë këtë vit 50 milionë euro për Shqipërinë, fonde që do të përdoren për punë publike, asistencë dhe mallra.

Përfaqësuesit e KE-së i kanë bërë apel biznesit vendas që të marrë pjesë në këto tendera, të cilat do të zhvillohet me tranparencë të plotë dhe sipas standardeve europiane. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2011, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori