Kaburantet, shqiptarët vidhen nga shteti dhe tregtarët njëkohësisht
Pëlqej
Tregtia e karburanteve ka shfaqur gjithnjë probleme me cilësinë e ulët të produktit që i ofron qytetarëve. Për Kontrollin e Lartë të Shtetit edhe pse ka disa hapa pozitive sërish situate mbetet problematike.

Në një auditim performance për Inspektoratin Shtetëror Industrial dhe Teknik për vitet 2015-2017">2017, KLSH vlerëson se vetë Inspektorati pasur një ecuri më të mirë se vitet e kaluara por fokusi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbetur tek dokumentet dhe jo tek masat konkrete duket se nuk e ka ndihmuar këtë proces.

“Politikat si dhe vendimmarrja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përgjatë periudhës nën auditim Qershor 2015 – Dhjetor 2017">2017, kanë patur efektivitet të ulët, për shkak se, Ministria ka treguar papërgjegjshmëri në zbatimin e detyrave të saj që burojnë prej dokumenteve strategjikë dhe ligjore, gjithë veprimtaria e MIE-s është fokusuar vetëm në plotësimin e kuadrit rregullator, dhe jo në ndërmarrjen e aktiviteteve konkrete për përmirësimin e këtij sektori në bashkëpunim me ISHTI-n, me sektorin privat si dhe në mungesën e monitorimit të veprimtarisë së Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial” thuhet në dokumentin e KLSH.

Ndër të tjera ky auditim nënvizon se ende sot mbeten pezull disa çështje të rëndësishme për sektorin ku së pari akoma nuk është kryer një studim mbi rezervat e sigurisë së karburanteve nga MIE, përcaktuar sipas Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2013-2020. Së dyti nuk janë ushtruar kontrolle për sasinë e rezervës së sigurisë në rafineritë, impiantet dhe SHA përgjatë periudhës 01.06.2015-31.12.2017">2017.

Së treti një pjesë e akteve nënligjore në zbatim të Ligjit të Naftës kanë dalë me vonesa. Së katërti ka pasur mungesë monitorimi dhe mbikëqyrje nga Ministria ndaj ISHTI-t.

Së fundmi vazhdon të ngelet problematike mos përcaktimi si detyrim ligjor se si duhet të veprohet me karburantin kur ai rezulton jashtë standardit.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se ka progres të moderuar në garantimin e cilësisë së karburanteve për periudhën 01.06.2015 – 31.12.2017">2017, i cili mund të ishte më i lartë nëse Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të ishte mjaftueshëm efektive në këtë fushë, si dhe ISHTI nuk do të kishte mangësi në plotësimin e logjistikës së nevojshme për të realizuar aktivitetet e planifikuara” thuhet në raport./monitor/
Shtuar më 13/11/2018, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori