Je i zgjuar? Danimarka ka një ofertë për ty
Pëlqej
Sipas një studimi të fundit, nuk ka vend më të mirë mbi tokë për të jetuar se sa Danimarka. Progresi Social Imperativ, një studim i kryer me ndihmën e Michael E.

Proter nga Harvard Business School dhe Scott Stern nga MIT, matin aksesin në internet, përballueshëmrinë e shtëpive, përkujdesit shëndetësor dhe lirinë e shprehjes.

Gjetjet tregojnë se paraja nuk është çelësi i vetëm i lumturisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë një prodhim të brendshëm bruto për frymë më të madh se Danimarka, renditen të 18-të.

Por, ministri danez i financave, Kristian Jensen, thotë se vendi i tij po përballet me sfidën për të bindur profesionistët që të çojnë ekspertizën e tyre në një ekonomi që tani po përballet me shkurtimin e forcës së punës.

Pjesë e problemit, pranon Jensen, është perceptimi se Danimarka është pak mikpritëse ndaj të huajve. Mediat lokale kanë dhënë plot shembuj të ligjeve strikte të emigrimit, më i fundit ishte rasti i një astrofizikani danez që e pati të pamundur të niste një jetë të re me gruan e tij amerikane në vendin e origjinës.

Në një intervistë, Jensen tha se ligjet që mbajnë larg individë të aftë janë të pavenda. Është një qëllim i qartë i qeverisë për të tërhequr punëtorë të kualifikuar në Danimarkë,- tha ai.

Por, përpjekjet e Danimarkës për të komunikuar politikat e saj të emigrantëve jashtë kufijve, shtoi ministri. Ligji famëkeq i Danimarkës për të konfiskuar bizhuteritë e azil kërkuesve është një rast i tillë.

Për sa i përket perceptimit të Danimarkës jashtë, ne jemi përpjekur që të rregullojnë një pjesë të keqkuptimeve, tha ai. Ligji i bizhuterive është një rast i tillë.

Danimarka qeverisës nga një koalicion minoritar i qendrës së djathtë që qëndron në pushtet falë mbështetjes të Partisë Daneze të Njerëzve. Grupi, i cili ka mbështetjen e një të pestës së elektoratit, kërkon që të vendosen kontrollet kufitare, të dalë nga marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe t’i japë fund pranimit të refugjatëve.

Partia Liberale e Jensen, e cila ka qenë në pushtet për 12 nga 16 vitet e fundit, i ka bërë rregullat e emigracionit më strikte. Ndryshimet përfshijnë shkurtimin e ndihmës financiare për azilkërkuesit dhe vështirësimin e marrjes së shtetësisë daneze nga të huajt.

Por, pa të huajt, Danimarka do të përballet më mungesë në tregun e punës. Forca punëtore vendase nuk është e motivuar nga shkurtimi i taksave.

“Mund rrisim lehtësisht fuqinë punëtore në Danimarkë duke ulur taksat”, por nuk pranohet prej të votuesve një politikë të tillë, tha ai. “Danimarka është e veçantë, në kuptimin që shkurtimet e taksave nuk janë domosdoshmërish të preferuara”.

Ai thotë se pa masa të tilla, rritja ekonomike prej 2-3 për qind do të jetë e vështirë për t’u arritur. /monitor/
Shtuar më 28/06/2017, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori