Japoni, përfundon Samiti i APEC-ut
Pëlqej
Përfundoi sot në qytetin japonez të Jokohamës samiti i 18-të i Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), ku u miratua deklarata përmbyllëse.

Në të, pjesëmarrësit theksojnë se kanë rënë dakord të punojnë në plotësimin e qëllimit të tyre afatgjatë që ka të bëjë me krijimin e zonës rajonale për tregti të lirë, që realizon gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto të të gjithë botës. Në samit u pranua edhe propozimi amerikan për bashkëpunimin e ashtuquajtur në rajonin e Paqësorit.

“Ekonomitë e vendeve të APEC-ut tani janë më të integruara se asnjëherë. Liberalizimi i tregtisë, investimet dhe çlirimi i lidhjeve ekonomike do të vazhdojnë të jetë forcë shtytëse themelore për zhvillimin në këtë rajon”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Pjesëmarrësit ranë dakord që deri në vitin 2015 të përpilojnë strategjinë rajonale për zhvillimin ekonomik.
Shtuar më 14/11/2010, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori