Ja sa do të rriten pagat prej marsit të 2017-tës. Jo më pagë të ulët se 37.500 lekë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Administrata Publike nuk do të ketë pagë më të ulët se 37.500 lekë. Aktualisht numri i punonjësve të administratës publike llogaritet në rreth 110.000 persona, raporton "Monitor". Sipas qeverisë, paketa e rritjes së pagave dhe pensioneve parashikon që ta çojë pagën më të ulët në shtet në 37.500 lekë.

Ky ndryshim nuk ka të bëjë me pagën minimale që llogaritet për efekt të kontributeve shoqërore, e cila gjithashtu parashikohet të ndryshojë së shpejti. "Piramida" e re e pagave parashikon që nëse një specialist i kategorisë së tretë e ka pagën aktuale 35.500 lekë, rritja shkon në 37.900 mijë lekë.

E kështu, në mënyrë progresive ka një rritje, e cila kur vijmë tek paga bruto bëhet 589 mijë lekë.

Sipas kreut të qeverisë, rritje mesatare e pagave në administratë do të jetë rreth 7%, ndërsa për pagën më të ulët rreth 36%.

Qeveria gjithashtu ka bërë të ditur se nuk do të ketë rritje page për ministrat apo deputetët. /albeu.com/

Shtuar më 01/12/2016, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori