Ja cilët janë tri pengesat e të bërit biznes në Kosovë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjatë një raporti që kanë nxjerrë rezulton se tre janë pengesat kryesore të cilat ndikojnë në vështirësinë e të bërit biznes në Kosovë. Pengesat e identifikuara nga BERZH dhe Banka Botërore janë ekonomia gri, problemet me furnizim me energji elektrike dhe praktikat korruptive.

BERZH-i së bashku me Bankën Botërore e kanë realizuar për herë të pestë hulumtimin e quajtur “Ambienti i Biznesit dhe Afarizmi i Ndërmarrjeve” për vitet 2013 dhe 2014 nga të cilat ka dal se mjedisi i të bërit biznes në rajonet e tranzicionit tregon përmirësime të vogla, raporton KTV. Studimi është kryer me mbi 15 mijë kompani të 29 vendeve anëtare të BERZH-it.

“Korrupsioni vazhdon të jetë një nga problemet kryesore e të bërit biznes jo vetëm në Kosovë”, por BERZH nënvizon se është shënuar rënie në disa raste të korrupsionit si p.sh, pagesat joformale që priten apo kërkohen nga zyrtarët e taksave, përcjell koha.net. Ndërsa, rënia më e madhe është shënuar në pagesat joformale për zyrtarët publik në sektorë si doganat, taksat, licencat etj. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori