Intesa Sanpaolo bën publike rezultatet e vitit 2016
Pëlqej
Intesa Sanpaolo
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Banka Intesa Sanpaolo ka bërë publike sot bilancin pozitiv të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të kësaj banke, fitimi neto për vitin 2016 ka rezultuar në 3.1 miliard euro.

Duke përjashtuar kontributet dhe shpenzimet e tjera të industrisë bankare, fitimi neto ka rezultuar në total 3.7 miliard euro, ndërkohë që shuma e dividendëve që është propozuar për shpërndarje është 3 miliard euro.

Në lidhje me këtë, Drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Intesa Sanpaolo, Carlo Messina ka publikuar një deklaratë, të cilën të plotë mund ta lexoni më poshtë:



“Rezultatet tona për vitin 2016 demonstrojnë se Banka jonë është e aftë të arrijë rezultate shumë të mira, në terma organikë, edhe në një mjedis shumë më pak të favorshëm ekonomik nga sa ishte parashikuar në Planin e Biznesit tonë për periudhën 2014 – 2017.

Tregjet financiare në vitin 2016 u përballën me trazira të forta. Krahas kësaj situate përmendim dhe normën negative të Euriborit 1 mujor e cila ishte më shumë se 60 pikë bazë nën nivelin e pritshmërive tona.

Pavarësisht nga ky mjedis veçanërisht i vështirë, ne kemi arritur objektivin tonë për dividendin dhe do të shpërndajmë një dividend prej 3 miliardë euro për vitin 2016.

Shuma totale e akumuluar e dividendëve që kemi shpërndarë për aksionerët tanë në tre vitet e para të Planit të Biznesit arrin në 6.6 miliardë euro, 600 milion euro më shumë kundrejt planit tonë.

Intesa Sanpaolo mbetet një nga bankat më efektive në Europë me një raport kosto / të ardhura prej 51%, krahasuar me mesataren e sektorit prej 65%.

Ne kryesojmë në Europë në drejtim të rentabilitetit, i cili është rezultat i kontributit të rëndësishëm të dhënë nga të gjitha divizionet tona.

Një nga arritjet e rëndësishme është ulja e nivelit të kredive me probleme. Gjatë 15 muajve të fundit gjendja e kredive me probleme u ul me 6.3 miliard euro. Fluksi në hyrje i kredive me probleme është në nivelin më të ulët që prej krijimit të Intesa Sanpaolo. Niveli i provigjionimit u rrit më tej. Objektivi ynë është që të ulim nivelin e kredive me probleme në nivelet e situatës para krizës brenda vitit 2019, me shitje të kufizuara dhe të synuara ndaj palëve të treta.

Ne dolëm fitues nga stres testi i Autoritetit Bankar Europian që u zhvillua për vitin 2016, i cili konfirmoi forcën e raporteve tona të bilancit, me një raport kapitali prej 12.9%.
Pozicioni ynë i levës financiare është një nga më të mirët në Europë.

Ne vazhdojmë të jemi lider në Europë për Menaxhimin e Pasurisë. Klientët tanë na kanë besuar aktive financiare në një vlerë mbi 860 miliardë euro, ku rreth 315 miliardë euro nga të cilat janë aktive në menaxhim. Kjo vlerë është 11 miliardë euro më shumë se viti i kaluar dhe 73 miliardë euro më shumë që nga fillimi i Planit të biznesit tonë të ri. Lëvizja jonë drejt modelit të Kompanisë së Menaxhimit të Pasurisë në vitet e fundit po jep rezultate të suksesshme dhe 50% e fitimit tonë para tatimit ka rezultuar nga veprimtaria e menaxhimit të pasurisë.

Banka jonë është një faktor i vërtetë i zhvillimit të ekonomisë reale në Itali, e cila gjatë vitit 2016 ka investuar 48 miliard euro në kredi afat-mesme dhe afat-gjata, një rritje rreth 80% që prej vitit 2014.

Gjatë tre viteve të fundit, ne kemi ndihmuar gati 53,000 kompani që të kapërcejnë vështirësitë e tyre financiare, duke shndërruar vlerën prej 3 miliard Euro të kredive me probleme në kredi të mira.

Në vitin 2017, ne do të vazhdojmë të ruajmë një rol të rëndësishëm duke u ofruar familjeve dhe bizneseve mbështetjen e fortë për të cilën kanë nevojë.

Unë dëshiroj të falënderoj të gjithë punonjësit tanë. Ata kanë punuar shumë për të ndihmuar në arritjen e këtyre rezultateve të shkëlqyera në një mjedis veçanërisht të vështirë dhe sfidues.
Falë tyre ne mund të konfirmojmë objektivin tonë për të shpërndarë dividend cash në vlerën prej 10 miliard Euro për periudhën katër vjeçarë të planit të biznesit tonë 2014 - 2017.

Intesa Sanpaolo feston 10 vjetorin. Këto vite janë karakterizuar nga një krizë e gjatë ekonomike, por këto janë gjithashtu vitet gjatë të cilave ne kemi afirmuar veten si një nga bankat kryesore në Europë në drejtim të kapitalizimit të tregut, rentabilitetit, forcës së kapitalit, aftësisë tonë për të tërhequr investitorë ndërkombëtar dhe inovacionit në qeverisje.

Ne jemi aktorë në kontekstin Europian, gati për të kapur mundësi të reja rritjeje me kushtin e ruajtjes së aftësisë tonë për të shpërblyer në mënyrë të ndjeshme aksionerët tanë dhe për të ruajtur forcën e kapitalit tonë, i cili mbetet një avantazh thelbësor konkurrues.”
Shtuar më 15/02/2017, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.