Intesa Sanpaolo blen Veneto Bank në Shqipëri
Pëlqej
Intesa Sanpaolo
Në vijim të blerjes nga Intesa Sanpaolo SpA të disa aseteve dhe detyrimeve të Veneto Banca SpA duke përfshirë dhe Veneto BankShqipëri, Intesa Sanpaolo, mirëpret ngrohtësisht klientët dhe punonjësit e Veneto BankShqipëri, në familjen e Intesa Sanpaolo-s.

Blerja, subjekt aprovimi i autoriteteve përkatese, rrit prezencën e Intesa Sanpaolo-s në tregun strategjik Shqiptar, dhe menjëherë klientët shqiptar përfitojnë siguri dhe mundësi për kreditim.

Në fakt të gjithë klientët e Intesa Sanpaolo gëzojnë fuqinë, qëndrueshmërinë dhe shërbimet e ofruara nga një prej Grupeve më të mëdha dhe më të forta bankare në Europë me 19 milionë klientë dhe 5000 degë në 40 vende në të gjithë botën.

Intesa Sanpaolo operon në Shqipëri përmes 2 njësive:

Intesa Sanpaolo Bank Albania me zyrat qendore në Tiranë dhe 31 Degë në të gjithë Shqipërinë

Veneto Bank me një rrjet prej 15 Degësh.


“Si Drejtues i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Intesa Sanpaolo-s, është një kënaqësi e madhe të mirëpres në Grupin tonë klientët dhe punonjësit e Veneto BankShqipëri” tha Ignacio Jaquotot.

“Unë kam jetuar dhe punuar në Shqipëri për disa vite dhe jam i sigurtë se kjo blerje do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira të biznesit mes Italisë e Shqipërisë” tha Silvio Pedrazzi, Drejtor Ekzekutiv, Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.a.
Shtuar më 29/06/2017, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori