Interesat e larta të kredive po dëmtojnë bizneset
Bizneset e Kosovës po përpiqen maksimalisht që t’u ikin kredive për shkak të normave të lartainteresit bankar.
Ata thonë se nuk po arrijnë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre për shkak të mungesës së mjeteve financiare, derisa ofertat e bankave për kredidhënie nuk janë aspak të favorshme për bizneset.

Faik Konushevci, udhëheqës i kompanisë “Sole Kosova”, e cila merret me përpunimin e mishit dhe përpunimin e pemëve e perimeve, tregon se normat e lartainteresit po ngufatin biznesin e tij.

”Normat e lartainteresit të bankave janë pengesë shumë e madhe për ne. Këto norma janë shumë të larta dhe të papërballueshme për biznesin privat në Kosovë. Ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin e konsumatorit dhe në zhvillimin e biznesit”, shpjegon Konushevci për Radion Evropa e Lirë. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2013, ora 09:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori