INSTAT: Përmisohet bilanci tregëtar i vendit
Instat
Bilanci i tregtisë së jashtme për muajin prill rezulton pozitiv për eksportet shqiptare, rritja e të cilave ka ngushtuar deficitin tregtar. Të dhënat e INSTAT raportojnë se në prill të këtij viti u eksportuan 18,036 milardë lekë mallra, me rritje 7.9 përqind në krahasim me muajin mars dhe rritje me 27.1 përqind në krahasim me prill 2011.


Përsa i përket importeve, gjatë prillit u importuan 40,114 milardë lekë mallra me ulje 9 përqind në krahasim me muajin mars 2012 dhe ulje 12.4 përqind në krahasim me prillin e vitit të kalaur. Eksporti i mallrave shqiptare drejt tregjeve të huaja, shënoi rritje të ndjeshme edhe gjatë vitit 2011. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2012, ora 18:35
Tage: prill instat

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori