Muaji
korrik ka regjistruar një rënie të eksportit dhe importit të mallrave krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT, në
korrik eksportet u rritën me 1,9% ndaj muajit qershor, por u ul me 5,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, duke arritur vlerën 23 miliardë lekë.
Rritje më të madhe
vjetore pati eksporti i grupit “
Materiale ndërtimi dhe metale” me 17,3%.Rënien më të madhe
vjetore në eksport e dhanë grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 32,1%, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 25,0% dhe “Prodhime druri dhe letre” me 19,3%.
Në muajin
korrik, importi i mallrave arriti vlerën 47 miliardë lekë, duke u ulur me 2,8% në krahasim me
korrik 2013 dhe 4,7% në krahasim me qershor 2014.
Rënie më të madhe
vjetore pësuan importet e grupeve: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 18,3%, “
Materiale ndërtimi dhe metale” me 13,4% dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 5,7%. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014,
ora 15:10