INSTAT, fillon regjistrimin e njësive ekonomike
Pëlqej
Instat
Instituti i Statistikave, do të kryejë regjistrimin e njësive ekonomike jo-bujqësore gjatë muajit Nëntor, bazuar në ligjin për statistikat zyrtare. Qëllimi i regjistrimit është të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të hollësishëm për ekonominë vendase, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Kryetari i Komisionit Qendror të Regjistrimit, Genc Pollo, tha se qeveria po e mbështet INSTAT për ndërtimin e një sistemi statistikor me të dhëna të besueshme, të cilat janë të domosdoshme për integrimin në familjen europiane. Drejtoresha e përgjithshme e INSTAT, tha që regjistrimi ekonomik i ndërmarrjeve është një nismë e rëndësishme që do të kryhet brenda këtij viti, e ndërmarrë nga ky institucion dhe që bëhet për herë të parë në vendin tonë.

Më anë të regjistrimit, synohet të mblidhen të dhëna të besueshme statistikore të cilat do të përdoren për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave për zhvillim ekonomik. I gjithë informacioni që do të mblidhet është konfidencial dhe objekt i një ruajtjeje të veçantë dhe do të përdoret vetëm për qëllime statistikore.
Shtuar më 08/11/2010, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori