INSTAT: 80% e rritjes së çmimeve në tetor erdhi nga shtrenjtimi i ushqimeve
Pëlqej
Inflacioni në muajin tetor pësoi një rritje të lehtë duke u ngjitur në nivelin e 1.9 për qind, ku 1,5 për qind ose 80 për qind e krejt rritjes ka ardhur nga ushqimet.

INSTAT referon se rritja vjetore e çmimeve në muajin tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,53 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,53 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Ndryshimi mujor i indeksit është + 0,04 %. Krahasuar me muajin Shtator 2017 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Veshje dhe këpucë” me 1,6 %, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,8 %, “Shërbim arsimor” me 0,3 %, etj.

Ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Transporti” me 0,3 %, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,1 %. /Monitor/
Shtuar më 08/11/2017, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori