Inflacioni shënoi rritje në muajin gusht
Pëlqej
Në muajin gusht ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %. Sipas njoftimit të INSTAT, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,2 %. Niveli prej dy përqindësh është edhe niveli minimal i preferuar nga Banka qendrore, e cila thekson se inflacioni optimal në vend duhet të jetë në kuotat 2-4 për qind.

Por muajt e fundit është vënë re një rënie nën kuotën minimale, madje duke ushqyer shqetësimet në se ekonomia po rrëshqiste në deflacion, që është po aq i rrezikshëm sa inflacioni i lartë, pasi tregon për një mungesë të kërkesës së brendshme dhe cenon prodhimin e tregtinë. Sipas Institutit të Statistikave, krahasuar me muajin Gusht 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 7,8 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 7,1 %,“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9 %, etj. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori