Indeksi i ushqimeve të FAO-s kap nivelet rekorde
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin (FAO), raportoi rritje të indeksit të çmimeve të ushqimeve globale në pikën më të lartë historike përtej nivelit që preku në vitin 2008, kur ushqimet shkaktuan një valë të madhe përplasjesh sociale në disa shtete.

Indeksi i FAO mat ndryshimin mujor të çmimeve të produkteve të shportës. Në këtë shportë përfshihen produkte si drithërat, farërat e vajrave ushqimorë, bulmetrat, mishi dhe sheqeri.

Indeksi për muajin shkurt u rrit në mesataren e 236 pikë dhe ky është niveli më i lartë në histori në terma nominalë. Krahasuar me nivelin e muajit janar indeksi është rritur me 2.2 për qind dhe njëkohësisht shënon muajin e 8 në radhë të rritjes së indeksit. Në një raport FAO tha se parashikon shtrëngim të furnizimit global me drithëra për shkak të reduktimit të produktit në vitin e kaluar.

"Përballja mes rritjes së kërkesës botërore për drithëra dhe reduktimit të prodhimit botëror të tyre në vitin 2010, kjo do të thotë se drithërat në këtë vit do të regjistrojnë rënie të konsiderueshme. Rënia do të jetë më e madhe në stokun e grurit dhe në drithërat e pa cilësi”, thuhet në raportin e agjencisë. FAO parashikon që në këtë vit prodhimi global i grurit të rritet me 3 për qind.
Shtuar më 03/03/2011, ora 18:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori