Iku nga Shqipëria, "Sheraton" hap hotel luksoz në Serbi
Pëlqej
Kompania që kishte në pronë hotelin "Sheraton" u largua disa muaj më parë nga Shqipëria pas problemesh të hasura me tregun si dhe klientelizmit qeveritar ndaj konkurrentëve të tij.

Kompania e shiti godinën, ndërsa nuk zgjati shumë dhe ka hapur filialin e saj në një qytet serb, siç është Novi Sadi.

Bëhet fjalë për një investim 12 milion euro të derdhura në Serbi duke bërë gati 150 dhoma për vizitorët.

Ikja e "Sheraton" ishte një goditje e fortë për vendin pasi ishte e vetmja kompani ndërkombëtare e hotelerisë në Shqipëri.

Serbia është duke u kthyer në një destinacion të sigurt investimesh të huaja vitet e fundit duke thithur miliarda dollar nga vendet e Gjirit Persik, Turqia si edhe vende të Bashkimit Europian, ndryshe nga ne ku po ikin edhe ato pak kompanihuaja që kishim. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori