Autor i disa vjedhjeve në banesa, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar, mbi të cilin rëndon akuza për “bashkëpunëtim në vjedhje të rënda në banesa”.

Hetimi, i koordinuar nga Prokurori Publik i Ankonës dhe i përfunduar pas 7 muajsh, bëri të mundur identifikimin e 27-vjeçarit, me origjinë shqiptare, banues në provincën e Pavias. Banda e specializuar në vjedhjet e apartamenteve, e zhvillonin “aktivitetin” e tyre në rajonet Marche dhe Emilia Romagna.

Gjatë muajit janar të vitit të kaluar, i dyshuari ka qenë përgjegjës për 7 episode kriminale, dy prej të cilave në tentativë, të kryera në provincat Ankona, Reggio Emilia dhe Modena.

Hetimi ka nisur pasi shoqata kriminale në fillim të vitit të kaluar ka kryer një vjedhje në një shtëpi në Sirolo, gjatë së cilës kanë vjedhur një pistoletë, stoli ari dhe para cash./albeu.com


Shtuar 18.01.2023 10:52