“Hysi” ndërton pallate me miliona borxh PTK-së
Kompania “Hysi”, i ka borxh 7 milionë euro Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) nga falimentimi i Bankës Kreditore të Prishtinës por ndërton pallate gjigante në mes të qytetit të Prishtinës.

Tash e shtatë vjet, prej falimentimit të kësaj banke, ish aksionarët e saj vazhdojnë të mos i kthejnë borxhet ndaj ish- klientëve në mesin e tyre edhe PTK-së, e cila mbetet një nga kreditorët kryesorë të bankës.

Të njëjtën kohë janë edhe pronarët e bizneseve të mëdha që akoma nuk i kanë shlyer kreditë milionëshe ndaj ish bankës kreditore, siç është rasti me kompaninë “Hysi”.

Për ditë të tëra gazeta “Zëri” ka tentuar që të kontaktojë përmes telefonit me pronarin e kompanisë “Hysi”, por kontakti më të ka qenë i pamundur. E në anën tjetër zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës thonë se sikur çdo debitor i cili nuk i përgjigjet përmbushjes së detyrimit në mënyrë kontraktuale, lënda i procedohet gjykatës kompetente, siç i është proceduar edhe kësaj kompanie. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2013, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori