Holandezët ankohen për koncensionin e kontrollit të pompave të karburanteve
Pëlqej
Paracaktimi i fituesit për konçesionin e kolaudimit të matësve në pikat e tregëtimit të karburanteve dhe gazit është denoncuar nga një kompani holandeze që ka marrë pjesë në garë.

Edhe pse zyrtarisht fituesi do të shpallet në 18 Tetor, Shoqëria Penzoil Trading SA, me seli në Zvicër, ka depozituar ankimimin,1 javë pas hapjes së procedurës nga qeveria, më datën 28 Shtator.

Ankesë zyrtare është bërë në Komision e Prokurimit Publik për shkeljen e kushteve të barabarta në tender.

Ankesa lidhet me disa kushte të kritereve të vendosura në tender, ku shumica e dokumentacioneve kërkohen të akredituara nga agjencitë shqiptare dhe jo ato ndërkombëtare, raporton Respublica.

Në Qershor, Këshilli i Ministrave miratoi një bonus me 10% të pikëve për kompaninë Noa Control, e cila ka bërë një ofertë të pakërkuar për të marrë me koncesion kontrollin e pompave të karburanteve. E njëjta kompani që kishte kërkuar edhe konçesionin për çipin e targa e të automjeteve. Vlen të theksohet se Noa Control nuk ka asnjë eksperiencë në këtë fushë e megjithatë ka marrë kreditë që e avantazhojnë në garë.

Sot këtë shërbim e kryen Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë kundrejt një tarife prej 7 mijë lekësh të rinj për kolaudimin e një njësie. Të njëjtën ofertë ka bërë edhe kompania Noa Control, e cila propozon që kontrolli të bëhet me tarifën 50 euro për kolaudimin e një pajisjeje që ka pika e karburantit.
Shtuar më 04/10/2018, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori