Guvernatori i BSH, Fullani raporton te FMN-ja
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në krye të një delegacioni të Bankës së Shqipërisë, mori pjesë në mbledhjet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, të zhvilluara në Uashington, SHBA.
Në këto takime, guvernatori Fullani bëri një ekspoze të ekonomisë shqiptare si dhe ka njohur të pranishmit me masat e marra nga Banka e Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik në vend.

Drejtuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së u shprehën se Shqipëria ishte një nga vendet e pakta që arriti t’u rezistojë efekteve negative të krizës globale, duke regjistruar rritje ekonomike pozitive në një ambient me inflacion të ulët.

Gjatë takimeve u vlerësua roli i rëndësishëm që ka luajtur Banka e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik në vend. (tch)
Shtuar më 21/10/2010, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori