Gushti, muaji më i mirë për doganat
Pëlqej
Doganat kanë arkëtuar në muajin gusht më shumë të ardhura se në çdo muaj tjetër në buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave të fundit, gjatë këtij muaji janë arkëtuar në buxhetin e shtetit 14,707 miliardë lekë, ose 2,251 miliardë lekë më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2013.

Në këtë muaj janë zhdoganuar 55 038 ton karburante përkundrejt 43729 ton të zhdoganuara në muajin gusht të vitit paraardhës, me një rritje prej 25.9%.Në muajin gusht 2014 u zhdoganuan 344.17 ton cigare përkundrejt 302.20 ton të zhdoganuara në muajin gusht të vitit paraardhës me një rritje prej 13.9% /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori