Kriza e rėndė qė ka pėrfshirė Greqine po e tkurr me shpejtėsi ndikimin e fqinjit jugor nė ekonominė
shqiptare. Njė raport i hollėsishėm i Bankės sė Shqipėrisė tregon se krahasuar me vitin 2005, pesha e
investimeve greke nė ekonominė
shqiptare ėshtė pėrgjysmuar nga 55 nė 27 % tė
totalit.
Por edhe me 27 % Greqia mbetet sėrish, investitori mė i madh nė Shqipėri, i ndjekur nė vendin e dytė nga Italia, e cila zotėron 15 % tė
investimeve tė huaja nė Shqipėri po aq sa edhe Kanadaja.
Sipas Bankės, dy vendet qė po rrisin me shpejtėsi, prezencėn e tyre nė ekonominė
shqiptare janė Austria dhe Turqia, tė cilat kanė kompesuar tkurrjen e Greqisė. Krahasuar me vitin 2005, pesha e
investimeve austriake gati ėshtė trefishuar duke u rritur nga 5 nė 14 % tė
totalit, ndėrsa ato turke nga 6 nė 11 %.
Por cilėt janė sektorėt qė thithin mė shumė kapitalet e huaja?
Sipas tė dhėnave tė Bankės sė Shqipėrisė, industria mbetet sektori me fluksin mė tė madh duke pėrfituar rreth 47.3 % tė
totalit tė
investimeve. Nė vend tė dytė vijnė shėrbimet dhe mė pas sektori bankar dhe energjia. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2012,
ora 16:03