Gjykata konfiskon pasuritė e Rezart Taēit
Rezart Taēi
UPDATE - Pas kėrkesės sė Bankės Ndėrkombėtare tė Azerbajxhanit (IBA), Gjykata e Tiranės ka vendosur sekuestro konservative ndaj gjithė kompanive tė Rezart Taēit, njofton Portali Albeu.com.

Gjykata e Tiranės ka urdhėruar vendosjen e sekuestros konservative pranė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme nė Tiranė dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% tė aksioneve tė shoqėrisė “ARMO”, tė zotėruara nga shoqėria “AMRA Oil”.

Pėrveē kėsaj, Gjykata po ashtu ka kėrkuar vendosjen e sekuestros konservative mbi llogaritė bankare tė dy shoqėrive tė sipėrpėrmendura, ndėrsa ka kėrkuar gjithashtu bllokim tė pasurive tė paluajtshme tė “ARMO”, si dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut tė saj deri nė pėrfundim tė gjykimit.

Vendimi ėshtė dhėnė nga gjykatėsi Ilir Ēeliku ndėrsa ėshtė marrė bazuar nė kėrkesėn e Bankės Ndėrkombėtare tė Azerbajxhanit, e cila ka provuar me fakte para gjykatės se pėr tė realizuar investime nė Shqipėri nė vitin 2008 ka depozituar nė tre kėste shumėn prej 75 milionė eurosh nė llogarinė e bankės Credins (kėsti i parė prej 30 milionė euro me datė 18 nėntor 2008, kėsti i dytė mė datė 19 nėntor 2008 nė shumėn 40 milionė euro dhe kėsti i fundit mė datė 21 nėntor nė shumėn 5 milionė euro).

Sipas arsyetimit tė Bankės nga Azerbajxhani, shuma e transferuar pėr bankėn Credins nė Shqipėri duhet tė qėndronte nė kėtė bankė si depozitė, por Credins e ka pėrdodur atė si kredi pėr kompaninė “ARMO”. Kjo bankė, fillimisht ka kėrkuar nga banka Credins dhe kompania "Amra Oil" kthimin e shumės prej 75 milion eurosh, por pas pėrgjigjes negative, ka kėrkuar sekuestrimin e pasurisė sė kompanive.


Teksti origjinal i vendimit tė sekuestros pėr pasuritė e Rezart Taēit (i shkurtuar)



Nr. Akti 468
REPUBLIKA E SHQIPERISE
GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR
TIRANE
VENDOSI


-Pranimin e kėrkesės.
-Vendosjen e sekuestros konservative pranė Z.Rr.P.P. Tiranė
-Vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% tė aksioneve tė shoqėrisė “ARMO” sh.a. tė zotėruara nga shoqėria AMRA Oil sh.a. (vlera e tyre nominale ėshtė 5.126.461.000 lekė)
-Vendosjen e sekuestros konservative mbi llogaritė bankare tė shoqėrisė “AMRA OIL” sh.a.
-Vendosjen e sekuestros konservative mbi llogaritė bankare tė shoqėrisė “Armo” Sh.a.
- Vendosjen e sekuestros konservative mbi pasuritė e paluajtshme tė shoqėrisė “ARMO” sh.a. dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut tė kėsaj shoqėrie deri nė pėrfundim tė gjykimit.
-Sekuestroja tė vendoset pėr njė shumė jo mė tė madhe se 75,000,000 (shtatėdhjetė e pesė milion) euro.

Gjyqtar
Ilir ĒELIKU
Shtuar më 09/08/2012, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.