Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian
Gjiknuri mori pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin
Korridorit Jugor të Gazit në Baku, që nis nga Azerbajxhani për të përfunduar në Itali, në të cilin bën pjesë dhe
projekti TAP.
Përveç pjesëmarrjes në ceremonitë e organizuara për 20-vjetorin e “Kontratës së Shekullit”, sikurse njihet fillimi i punës në zonën e madhe gazmbajtëse, në nisjen zyrtare të punës për ndërtimin e
Korridorit Jugor të Gazit morën pjesë një numër drejtuesish të lartë të shteteve pjesëmarrëse në këtë projekt gjigand gazsjellësi.
“Shqipëria ka plotësuar gjitha detyrimet kontraktuale ndaj TAP.
Projekti është me rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik, dhe gazsjellësi është burim zhvillimi për gjithë vendet e rajonit, Kosovën, Kroacinë, Maqedoninë. Me ndihmën e qeverisë azere dhe SOCAR, Shqipëria do të jetë promotore e gazifikimit”, tha ministri
Gjiknuri.
Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Qendrën “Heydar Aliyev” ishin Presidentët e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, i Bullgarisë, Rosen Pleneliev, Kryeministrat e Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, i Greqisë, Antonis Samaras, Malit të Zi Milo Gjukanoviç. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014,
ora 13:20