Gjermania shënon rritje të fortë ekonomike
Pasi Gjermania u godit nga recesioni më i keq që prej Luftës së Dytë Botërore në 2009, ekonomia tani është duke ecur mirë në rrugën e rimëkëmbjes, sipas statistikave të publikuara nga zyra federale.

Ekonomia më e madhe e Europës ecën fuqishëm përpara.

Statistikat e fundit tregojnë se rritja ekonomike vitin e kaluar ishte 3.6%, që përbën performancën më të fortë në dy dekada.

Përsëri, eksportet e Gjermanisë i kanë dhënë shtysë rritjes.

Kërkesa globale për prodhime Gjermane u rrit me 14% vitin e kaluar.

Rimëkëmbja u nxit edhe nga investimet e fuqishme brenda vendit.

Shpenzimet për makineri dhe pajisje të tjera u rrit me mbi 9%.

Ministri i Ekonomisë, Rainer Bruederle tha se Gjermania ishte duke shkuar drejt një punësimi të plotë dhe kishte arsye të forta për të qënë optimist për të ardhmen.

Megjithatë shumë ekspertë kanë paralajmëruar se konsumi i brendshëm mbetet i dobët dhe kërkesa globale për produkte mund të bjerë gjatë vitit. /bbc/
Shtuar më 13/01/2011, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori