Gjermanët dhe Rusët inagurojnë gazsjellësin Nord Stream
Gjermanët dhe Rusët pritet të inagurojnë gazsjellësin Nord Stream, me të cilin do të transportohet gazi natyral nga Rusia për në Evropën Perëndimore.

Gazsjellësi 1. 224 kilometërsh kalon nga shtrati i Detit Baltik duke kaluar një rrjet ekzistues të gazjellësve mbitokësor që shkojnë përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti rus, Dimitri Medvedev, do të hapin formalisht gazsjellësin, në një ceremoni në qytetin veri-lindor të Gjermanisë, Lubmin.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe kryeministrat e Francës e të Holandës, Fronsua Filo dhe Mark Rute si dhe Komisioneri për Energji në Bashkimin Evropian, Gynter Wtinger.
Sipas Nord Stream, pas operacionalizimit në fund të vitit 2012, gazjellësi do të tranportoje 55 miliardë metër kub të gazit natyror në rrjetin evropian./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori