Gazsjellësi TAP, nis procesin për blerjen e truallit
TAP nis aktivitetin e vlerësimit dhe blerjes së tokave (LEA) për të gjithë gjurmën prej 870 km ku parashikohet të kalojë gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline (TAP) në Shqipëri, Greqi dhe Itali.

TAP ka autorizuar kontraktorët që të fillojnë vëzhgimet për të mbledhur informacion të detajuar lidhur me pronarët e tokave që jetojnë përgjatë korridorit për të plotësuar të dhënat ekzistuese kadastrale, shkruan standard.

Qëllimi është që të identifikohen drejt pronarët e tokave, të caktohen kufijtë e pronësisë dhe të vlerësohen pasuritë e prekura. Procesi LEA i TAP bazohen në marrjen e të drejtës për tokën, në mënyrë që të sigurohet aksesi për gazsjellësin. TAP do të kërkojë akses të përkohshëm të tokës për ndërtimin e gjurmës ku do të vendoset gazsjellësi dhe akses të përhershëm të tokës për instalimet si stacione kompresorësh, stacionet e valvolave etj. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori