G20, të gjithë bashkë kundër SHBA
Pëlqej
G20 ka filluar të duket më shumë si një G19 plus 1, pasi vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim po akuzojnë Shtetet e Bashkuara për thyerje të betimit për unitet. Takimi i G20 në këtë javë do të kërkojë maksimumin e aftësive diplomatike për presidentin Obama pas vendimit të Rezervës Federale, për të injektuar 600 miliardë dollarë në sistem. Vendimi ka ndezur kriticizmin nga të 4 kontinentet për injotrim të marrëveshjeve globale nga banka qëndrore në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët gjermanë, brazilianë, kinezë dhe afrikano-jugorë, shrehën shqetësime në fundjavë se vendimi i rezervës, për të printuar më shumë para, do të zhvlerësojë dollarin, duke rritur çmimet e lëndëve të para dhe do të shtojë fluksin e kapitalit të huaj në vendet në zhvillim. Nëse udhëheqësit e G20 do të dështojnë në shkarkimin e këtyre tensioneve, ky do të ishte një sinjal i keq për invetitorët, duke shtuar shqetësimin e tyer për rritjen e distancës mes politikëbërësve dhe braktisje të ekonomsië globale, kundrejt kërcënimit të një tjetër krize.

Por politika e brendshme e bën akoma më të vështirë punën për presidentin Obama. Ai do jetë në Seul në takimin e 11-12 nëntorit dhe do marrë me vete humbjen në zgjedhjet për Kongres. Detyra e parë e tij do jetë bindja e partnerëve të G20, se vendimet e Rezervës Federale nuk janë në kundërshtim me politikën amerikane të bashkëpunimit për ekuilibrimin e ekonomik. Kryefinancieri i Afrikës së Jugut, i cilësoi vendimin e rezervës si dëmtues të shpirtit të bashkëpunimit të G20-ës. Ndërsa homologu gjerman Wolfgang Schaeuble, ishte më pak diplomatik duke e cilësuar një vendim të “pallogjkë”.

Pritet që përgjigja e Obamës për kriticizmin e G20-ës, të jetë se “bota ka nevojë për një amerikë të shëndetshme dhe ekonomia amerikane ka nevojë për eksporte më të shëndetshme. Ndërsa Ben Bernanke është përgjigjur se një ekonomi e fortë amerikane është kritike për ringritjen e ekonomisë botërore, dhe Banka Qendrore është e ndërgjegjshme për rolin specifik të dollarit në ekonominë globale dhe në sistemin monetar. Në parim anëtarët e G20-ës janë dakord me mbushjen e hendekur mes Kinës dhe Gjermanisë, që kanë eksporte të forta dhe Shteteve të Bashkuara që kanë vetëm konsum të brendshëm. Diferenca mes tyre qëndron në mënyrën e realizimit të balancës ekonomike globale.
Shtuar më 08/11/2010, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori