G20: Në qendër të diskutimeve, rritja ekonomike botërore
Jose Manuel Barroso
“Objektivi i diskutimeve në samitin e G20-ës ishte rritja ekonomike botërore” këtë kanë deklaruar në një konferencë presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy

Gjatë deklaratës ata janë shprehur se parlamenti grek duhet të miratojë planin e ri, e më pas do të lëvrohej fondi i shpëtimit.

“Duhet të bëjmë më shumë për të rritur ekonominë botërore. Gjatë samitit patëm debate dhe replika për transaksionet, prandaj s’kemi marrë ende një vendim. Mund të them se ishte një samit i suksesshëm, por ka shumë për të bërë”, deklaroi Barroso.

Në fjalën e tij Herman Van Rompuy tha se Greqia duhet të gjente sa më parë stabilitetin ekonomik dhe konsensusin politik. “Greqia ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme, por që ne të vazhdojmë ndihmën, plani i ri duhet të miratohet nga parlamenti”, theksoi Rompuy.

Ata u shprehën se Italia kishte filluar rikonstruktimin financiar, duke i kërkuar Fondit Monetar Ndërkombëtar që të monitorojë masat që do merren nga Roma për të ulur deficin e lartë publik që ka ky vend./albe.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori