G20, marrëveshje për monedhat
Pëlqej
Liderët e vendeve të grupit G20 kanë rënë dakord për të shmangur “zhvlerësimin e konkurrencës” së monedhave, pas një dite të dytë bisedimesh të vështira që po mbahen në Seul.

Liderët kanë rënë dakord që të dalin me disa udhërrëfyes për të bllokuar cekuilibrimin e tregut, që ka prekur rritjen ekonomike globale.

Mes disa delegacioneve janë vënë re përplasje dhe tensione lidhur me mënyrë për riparimin e shtrembërimit të monedhës së tyre dhe tregtisë.

Shumë druhen se konflikti, i nisur fillimisht mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, mund të kërcënojë rimëkëmbjen e ekonomisë pas recesionit të thellë.

Por presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se nuk duhet të ketë përplasje përsa i përket eleminimit të cekuilibrave.
Shtuar më 12/11/2010, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori