Fullani: Norma bazë e interesit, e pandryshuar
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaroi se Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosi të mbajë të pa ndryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 4.25%. Në një konferencë për mediat ai njoftoi se inflacioni mbetet i ulët dhe në muajin prill ai shënoi nivelin 1,6%.
“Norma bazë e pandryshuar në 4,25%, reflekton opinionin e Këshillit se kushtet janë të përshtatshme për inflacionin në një periudhë afatmesme. Këshilli e la normën bazë në nivelin e saj më të ulët historik, në mbështetje të kërkesës agregate dhe rritjes ekonomike në vend dhe reflekton pasigurinë e shtuar që vjen nga ambienti i jashtëm dhe nga zhvillimet në Greqi” tha Fullani.

Fullani u shpreh gjithashtu se rritja e ngadaltë e eksporteve mbetet shqetësuese pasi ndikon në ecurinë ekonomike. “Inflacioni gjatë muajit prill arriti në 1.6 përqind duke bërë një trajkore rritëse duke arritur edhe kufirin e poshtëm të objektivit por pavarësisht rritjes niveli i inflacionit mbetet i ulët” shtoi Fullani. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2012, ora 15:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori