Fullani: Kujdes me borxhin publik
Pëlqej
Ekonomia shqiptare ka pësuar rritje pozitive por megjithatë borxhi publik mbetet ende i lartë. Kështu është shprehur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në një konferencë për shtyp duke theksuar se ecuria e ekonomisë ka ruajtur trendet e zhvillimit.

Sipas tij bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet në termat vjetor dhe stabiliteti makro-ekonomik është zhvilluar më tej. Fullani gjithashtu duke e cilësuar si mjaft të lartë borxhin publik theksoi duhet të bëhet kujdes me rritjen e tij edhe në vitet e ardhshme.


“Borxhi publik është 60 përqind dhe ne gjykojmë të ruajmë vigjilencën fiskale edhe në vitet e ardhshme” theksoi Fullani. Ai gjithashtu theksoi se buxheti i vitit 2011 duhet të bazohet mbi parashkime të kujdeshme duke analizuar edhe faktorët potencial të rrezikut. Fullani shtoi më tej se Banka e Shqipërisë ka vendosur të mos ndryshojë normën bazë të interesit duke e lënë atë në kuotën e 5 përqindëshit.
Shtuar më 24/11/2010, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori