FMN, Rama: Ekonomia shqiptare do rritet me 3.7%
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, kryeministri Edi Rama ka vazhduar serinë e “kush gënjen” ku komentuar raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sipas kryeministrit ekonomia shqiptare do të rritet këtë vit me 3.7%, nga 3.5% që ishte vitin e kaluar.

Rama shprehet se kjo do të jetë rritja më e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe do të ndiqet nga Kosova, ekonomia e të cilës pritet të rritet me 3.5%.

Statusi i plotë i Ramës:

KUSH GËNJEN? (20)


Në raportin më të fundit mbi perspektivën e ekonomisë globale, FMN konfirmon parashikimin se ekonomia shqiptare do të rritet këtë vit me 3.7%, nga 3.5% që u rrit vitin e kaluar .

Kjo do të jetë rritja më e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe do të ndiqet nga një tjetër shtet shqiptar, Republika e Kosovës . Ekonomia kosovare pritet të rritet me 3.5%, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia do të rriten respektivisht me 3.3 dhe 3.2 për qind.

Lajmi tjetër i mirë për Shqipërinë është edhe dalja nga kriza e dy shteteve fqinje me ndikim të lartë në ekonominë tonë: pas shumë vitesh rënieje dhe stanjacioni, ekonomia greke do të rritet me 2.2% këtë vit, ndërkohë që Italia, do të rritet me 0.8%. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2017, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori