FMN miraton projektin e reformës, Kina radhitet e 3-ta
Pëlqej
Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar arriti në vendimin unanim mbi projektin e reformës për kuotën dhe administrimin. Sipas këtij projekti, kuotat e Kinës në këtë institucion ndërkombëtar do të rritet në 6.4 për qind dhe renditja e saj do të rritet në vendin e 3-të nga i 6-ti.

Krahas kësaj, ekonomi të reja, si India, Rusia dhe Brazili, kanë fituar më shumë kuota, duke u radhitur në 10 vende të para.

Sipas projektit të ri, kuotat e përgjithshme e vendeve të zhvilluara në FMN do të ulen në 57.7 për qind, ndërsa ato të vendeve në zhvillim do të rriten në 42.3 për qind. (albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 18:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori