FMN largohet nga Shqipëria, përfundimet jepen më vonë
Pëlqej
Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i udhëhequr nga Nadeem Ilahi vizitoi Tiranën gjatë periudhës 26 gusht deri më 9 shtator, për të zhvilluar diskutime në kuadër të shqyrtimit të dytë nën marrëveshjen Fondi i Zgjeruar.

Sipas njoftimit të FMN, ekipi diskutoi një sërë çështje me autoritetet, përfshirë buxhetin 2015, reformat strukturore, si dhe qeverisjen e Bankës së Shqipërisë dhe kuadrin e politikave.

"Diskutimet dhe përfundimi i shqyrtimit do të vazhdojnë nga Uashingtoni dhe misioni do të kthehet për të përfunduar detyrën e tij në një datë të mëvonshnme" thuhet në një reagim të FMN-së.
Shtuar më 10/09/2014, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori