FMN do të miratojë reformën e G20
Pëlqej
Fondi Monetar Ndërkombëtar do të miratojë reformën e propozuar nga ana e G20, duke i dhënë më shumë pushtet votimit nga vendet me ekonomitë në zhvillim dhe duke e bërë Kinën, vendin e tretë më të rëndësishëm në kuadër të institucionit.

"Është një vendim historik, më vendimtari në 65 vitet e Fondit dhe që realizon ndryshim të madh të ndikimit në favor të ekonomive dhe vendevezhvillim, duke pranuar një rol në rritje të tyre në ekonominë globale", thotë drejtori i Përgjithshëm FMN, Dominique Strauss-Kahn, duke komentuar dritën e gjelbër të dhënë nga ana e bordit e institutit për reformën e qeverisjes dhe të kuotave, i cili parashikon për një dyfishim të kapitalit të Fondit dhe ndryshimet në shpërndarjen e të drejtave të votimit.

“Reforma është një nyje që e ka kërkuar shumë kohë dhe energji në vitet e fundit, dhe unë jam i kënaqur që tani është zgjidhur. Problemi i gjatë i legjitimitetit të Fondit, është zgjidhur", thotë Strauss Kahn, i cili e ka bërë reformën e prioritetet e Fondit që prej mbërritjes së tij në krye të institucionit në vitin 2007.

Marrëveshja e miratuar nga bordi i FMN-së parashikon se 6% të të drejtave të votës që do të transferohen nga ekonomitë industriale për vendet në zhvillim, si afirmimin e Kinës në vendin e tretë në aspektin e të drejtave të votimit, pas Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë, si dhe rritja e Indisë dhe Brazilit në vendeve në top dhjetëshen e vendeve më të zhvilluara. (albeu.com)
Shtuar më 06/11/2010, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori