FMN, Bell: Borxhi publik më i larti në rajon
Pëlqej
Shefi i FMN-së Gervin Bell deklaroi sot nga Tirana se borxhi publik është ende në shifra të larta dhe përbën rrezik për zhvillimin ekonomik. Sipas tij ky borxh është rritur nga 54% në në 60% dhe kjo sipas tij është një nivel mjaft i lartë krahasur me vendet e tjera të rajonit.

Në analizën që bën Bell thotë se ecuria makroekonomike mjaft e favorshme ka çuar që ekonomia shqiptare të rritet me 3 përqind duke shtuar se vitin e ardhshëm kjo rritje të shkojë deri në 3.5 përqind.

Bell theksoi se një hap pozitiv për uljen e borxhit publik është ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të reduktuar buxhetin i cili sipas tij është kontribut i madh i qeverisë dhe është mirëpritur edhe nga FMN-ja. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori